أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُ ۚ بَلْ لَجُّوا فِي عُتُوٍّ وَنُفُورٍ
Sherif Ahmeti
Kush është ai që ju ushqen, po që se Ai ua ndërpret furnizi, im e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.
Feti Mehdiu
Ose, kush është ai që do t’iu ushqejë, nëse ai e ndal furnizimin e vet? Mirëpo, ata janë këmbëngulës në arrogancë e mendjemadhësi.
Efendi Nahi
Kush janë ata që ju furnizojnë, në qoftë se Ai (Perëndia) e ndalon furnizimin? – Por, ata janë zhytur në të këqia dhe në arrati (nga e vërteta).