وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ ۖ وَاصْبِرُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
Sherif Ahmeti
Dhe respektone All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.
Feti Mehdiu
Dhe nderone All-llahun dhe Profetin e Tij, dhe mos kundërshtoni që të mos dështoni dhe mos t’u humbas fryma luftarake. Kini durim. Me të vërtetë All-llahu është me durimtarët.
Efendi Nahi
dhe përuljuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, dhe mos u grindni në mes vete, se do të demoralizoheni e do t’ju lë fuqia; dhe bëhuni të durueshëm, se, Perëndia, me të vërtetë, është me të durueshmit.