وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ خَرَجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ بَطَرًا وَرِئَاءَ النَّاسِ وَيَصُدُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ
Sherif Ahmeti
Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë me atë veprim të tyre.
Feti Mehdiu
Dhe mos u bëni si ata të cilët dolën nga shtëpitë e tyre nga mendjemadhësia dhe për sy e faqe para të tjerëve, dhe i largojnë tjerët nga rruga e All-llahut. Por All-llahu e di mirë se çka bëjnë ata.
Efendi Nahi
Mos u bëni si ata që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi, e për sy e faqe të botës, - e i pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë. Perëndia, i përfshinë të gjitha ato që punojnë ata.