لَوْلَا كِتَابٌ مِنَ اللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمْ فِيمَا أَخَذْتُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ
Sherif Ahmeti
Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk qëllon), juve do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.
Feti Mehdiu
Sikur të mos ishte më herët norma e All-llahut, do t’ju godiste një vuajtje e madhe për shkak të asaj që keni bërë.
Efendi Nahi
Të mos ishte dispozita e mëparshme e Perëndisë, do t’ju godiste mundimi i madh – për atë që keni marrë.