وَالَّذِينَ كَفَرُوا بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ إِلَّا تَفْعَلُوهُ تَكُنْ فِتْنَةٌ فِي الْأَرْضِ وَفَسَادٌ كَبِيرٌ
Sherif Ahmeti
Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë.
Feti Mehdiu
Kurse mosbesimtarët janë argat të njëri-tjetrit. Nëse nuk e bëni atë, do të bëhet një turbullirë në tokë dhe një skandal i madh.
Efendi Nahi
E, mohuesit janë miq për njëri-tjetrin. Nëse nuk veproni kështu siç jeni urdhëruar, do të bëhet ngatërresë dhe çrregullim i madh në Tokë.