وَالَّذِينَ آمَنُوا وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالَّذِينَ آوَوْا وَنَصَرُوا أُولَٰئِكَ هُمُ الْمُؤْمِنُونَ حَقًّا ۚ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ
Sherif Ahmeti
Po at që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falje (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme.
Feti Mehdiu
Ndërsa ata të cilët besojnë dhe shpërngulen, edhe luftojnë për hirë të All-llahut, edhe ata që japin strehim dhe ndihmojnë, - ata janë me siguri besimtarë të njëmendtë – për ata ka falje dhe shpërblime fisnike,
Efendi Nahi
Ata që besojnë dhe migrojnë, e luftojnë në rrugën e Perëndisë, dhe ata që u bëjnë strehim e u ndihmojnë, - ata, padyshim, janë besimtarë të vërtetë, - për ta ka falje dhe furnizim të mirë.