أَلَمْ يَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ هُوَ يَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ وَيَأْخُذُ الصَّدَقَاتِ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
Sherif Ahmeti
A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që ranon pendimin e robëve të vet, pranon lëmoshat dhe se, vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.
Feti Mehdiu
A nuk e dinë ata se vetëm All-llahu pranon pendimin nga robërit e vet dhe e pranon lëmoshën, dhe se All-llahu është me të vërtetë Ai, i cili pranon pendimin dhe është mëshirëplotë?
Efendi Nahi
A nuk e dinë ata, se vetëm Perëndia pranon pendimin nga robërit e vet dhe pranon lëmoshë, dhe se vetëm Ai është pranues i pendimeve dhe mëshirues.