وَقُلِ اعْمَلُوا فَسَيَرَى اللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ وَالْمُؤْمِنُونَ ۖ وَسَتُرَدُّونَ إِلَىٰ عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe thuaj: “Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat.
Feti Mehdiu
Dhe thuaj: “Punoni! Se All-llahu do ta shoh punën tuaj, por edhe Profeti i tij edhe besimtarët; edhe ju do të ktheheni te ai i cili e di të padukshmen dhe të dukshmen, prandaj, do të ju informojë se çka po bëni.
Efendi Nahi
Dhe thuaj: “Punoni, Perëndia, Pejgamberi i Tij dhe besimtarët do të shohin punë tuaj. Ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme, e do t’u lajmërojë për atë që keni punuar.