إِنَّ اللَّهَ اشْتَرَىٰ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ أَنْفُسَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ بِأَنَّ لَهُمُ الْجَنَّةَ ۚ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَيَقْتُلُونَ وَيُقْتَلُونَ ۖ وَعْدًا عَلَيْهِ حَقًّا فِي التَّوْرَاةِ وَالْإِنْجِيلِ وَالْقُرْآنِ ۚ وَمَنْ أَوْفَىٰ بِعَهْدِهِ مِنَ اللَّهِ ۚ فَاسْتَبْشِرُوا بِبَيْعِكُمُ الَّذِي بَايَعْتُمْ بِهِ ۚ وَذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
Sherif Ahmeti
All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.
Feti Mehdiu
All-llahu ka blerë nga besimtarët shpirtërat dhe pasuritë e tyre me xhennet – ata luftojnë për hirë të All-llahut dhe do të vrasin dhe do të vriten. Ai këtë ua ka premtuar me siguri në Tevratë dhe Inxhil edhe në Kur’an – pra, kush i plotëson premtimet e veta më mirë se All-llahu? Prandaj gëzohuni pazarit që e keni bërë me Te, se ai është shpëtim i madh.
Efendi Nahi
Perëndia, me të vërtetë, ka blerë nga besimtarët e vet trupin dhe pasurinë e tyre, për t’iu dhuruar xhennetin atyre. Ata luftojnë në rrugën e Perëndisë, vrasin dhe vriten. (Ky është) premtimi i tij i vërtetë në Teurat, Inxhil dhe Kur’an. E kush është më i plotë (më konsekuen) se Perëndia në premtim? Andaj, gëzojuni kësaj shitjeje të juaj, që e keni kontraktuar me Te, dhe kjo është fitore e madhe.