التَّائِبُونَ الْعَابِدُونَ الْحَامِدُونَ السَّائِحُونَ الرَّاكِعُونَ السَّاجِدُونَ الْآمِرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَالنَّاهُونَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَالْحَافِظُونَ لِحُدُودِ اللَّهِ ۗ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ
Sherif Ahmeti
(Të Xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata qqë falenderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët.
Feti Mehdiu
Ata që pendohen, dhe i falen Atij, dhe lavdërojnë edhe ecin rrugës së mbarë, bëjnë përulje dhe sexhde, dhe urdhërojnë të bëhen vepra të mira, dhe pengojnë nga veprat e këqia dhe i ruajnë normat e All-llahut. Përgëzoji, pra, besimtarët!
Efendi Nahi
(Këta jën ata) që pendohen (për mëkatet e tyre), që e adhurojnë (Perëndinë), dhe e falenderojnë Atë, dhe agjërojnë, dhe bëjnë ruqu dhe sexhde, (falin namazin), urdhërojnë me vepra të mira, e pengojnë prej të këqiave dhe të cilët ruajnë dispozitat e Perëndisë. E sihariqoj besimtarët!