مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَنْ يَسْتَغْفِرُوا لِلْمُشْرِكِينَ وَلَوْ كَانُوا أُولِي قُرْبَىٰ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُمْ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ
Sherif Ahmeti
Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtet ata (idhujtarët) janë banues të Xhehennemit.
Feti Mehdiu
Profetit dhe besimtarëve nuk u lejohet të luten për politeistët, edhe n’i paçin të afërt, kur e kanë të qartë se ata janë banorë të zjarrit.
Efendi Nahi
Nuk është për Pejgamberin dhe besimtarët, që të kërkojnë falje për idhujtarët, madje, qofshin edhe të afërm të tyre, pasi që t’ju bëhet e qartë se ata janë banorë të xhehennemit.
: