إِنَّمَا النَّسِيءُ زِيَادَةٌ فِي الْكُفْرِ ۖ يُضَلُّ بِهِ الَّذِينَ كَفَرُوا يُحِلُّونَهُ عَامًا وَيُحَرِّمُونَهُ عَامًا لِيُوَاطِئُوا عِدَّةَ مَا حَرَّمَ اللَّهُ فَيُحِلُّوا مَا حَرَّمَ اللَّهُ ۚ زُيِّنَ لَهُمْ سُوءُ أَعْمَالِهِمْ ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ
Sherif Ahmeti
E shtyrja (e një muaj në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që All-llahu i bëri të shenjtë dhe me atë, e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e ndaloi. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqia. Po, All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues.
Feti Mehdiu
Zhvendosja e muajve të shenjtë vetëm se e rritë mosbesimin me çka po zhyten në humbje mosbesimtarët: disa vite i shpallin të lejuara, kurse disa vite i konsiderojnë të shenjtë për të plotësuar numrin e atyre muajve që All-llahu i ka bërë të shenjtë dhe i mbajnë si të zakonshëm ata që All-llahu i ka bërë të shenjtë. Atyre u janë dukur të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Dhe All-llahu nuk i përudhë njerëzit mosbesimtarë.
Efendi Nahi
Me të vërtetë ndërrimi i vendeve (të muajve të shenjtë) vetëm e rritë mohimin, me të cilin, mohuesit arrijnë në humbje: një vit e proklamojnë ate të lejueshëm e vitin tjetër, të ndaluar (luftimin), për ta plotësuar numrin e muajve që i ka ndaluar Perëndia, dhe e lejojnë atë që e ka ndaluar Perëndia. Atyre, iu janë dukur të bukura veprat e shëmtuara të tyre. Por Perëndia, nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që nuk besojnë.
: